Miroslav Lajçak, i dërguar special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, ka reaguar pas vendimit të serbëve për tu larguar nga institucionet e Kosovës.
Lajçak se është dakord Zëvendës Sekretari i NATO-s, Mircea Geoana, i cili ka thënë se si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin.
Po ashtu, Lajçak ka thënë se është mirënjohës për koordinimin e shkëlqyer të NATO-s me BE-në.
“Plotësisht dakord me Mircea Geoana. Mirënjohës për koordinimin e shkëlqyer të BE-së e NATO-s – si me udhëheqjen në nivel të shtabit, ashtu edhe me NATO-n në terren”, ka shkruar Lajçak në Twitter.