Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është pritur në një takim në Beograd nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Lajçak ka shkruar se takimi i radhës i nivelit të lartë në kuadër të dialogut që do të mbahet në shtator e zgjedhjet në veri, ishin veç të tjerash tema diskutimi.
“Sot në Beograd pata diskutime thelbësore me Aleksandër Vuçiq për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut”, ka shkruar sllovaku në Twitter.