-4.8 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Lajçak: Presim që zgjedhjet lokale në veri të shpallen pa vonesa

- Advertisement -

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pret që zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës të shpallën pa vonesa.

Lajçak beson se funksionalizimi i plotë i përfaqësuesve lokalë në veri të Kosovës është i domosdoshëm për deeskalimin e situatës dhe për procesin më të gjerë të normalizimit.

“Presim që zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës të shpallen pa vonesa të mëtejshme. Është e nevojshme edhe për vazhdimin e krijimit të bashkësisë së komunave me shumicë serbe”, tha ai në një intervistë për Politiko.

Lajçak ka thënë se është e rëndësishme që procesi drejt mbajtjes së zgjedhjeve të reja për kryetarë komunash filloi me themelimin e grupeve iniciative të serbëve në fillim të dhjetorit.

“Më vjen keq që regjistrimi i grupeve nismëtare fillimisht u përball me pengesa të papritura administrative, por që atëherë kam marrë garanci nga Kosova se këto probleme do të zgjidhen së shpejti në mënyrë që mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të fillojë menjëherë”, tha Lajçak.

Ai ka thënë se situata në Kosovë është e brishtë dhe se nuk mund të ketë njëkohësisht përshkallëzim apo tensione dhe progres në normalizimin e marrëdhënieve.

Ai gjithashtu theksoi se dialogu është platforma e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit