-1.1 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Lajçak: Po punojmë për një takim Kurti-Vuçiq, para pushimeve të verës

- Advertisement -

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se po punojnë për një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, para pushimeve të verës në Bruksel.

Lajçak tha se ka pasur diskutime të gjata me Kurtin, ndërsa theksoi se takimi i radhës i kryenegociatorëve do të zhvillohet në korrik.

“Takimin e radhës në kuadër të kryengociatorëve do ta kemi në korrik, dhe jemi duke punuar që ti takojmë udhëheqësit kryesor të dialogut, kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, dhe do të doja që kjo të ndodh para pushimeve verore. Po punojmë që të krijojmë mundësi për këtë ka një numër dokumentesh për të cilat po diskutojnë e që janë për personat e zhdukur, bashkëpunimin rajonal etj”,tha ai.

Ai tha njashtu se ka një numër të dokumenteve që tani janë duke i diskutuar.

Lajçak tha se gjatë vizitës së tij është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, me të cilët tha se ka pasur diskutim të gjatë për çështjen e dialogut.

“Kjo është dita e tretë e vizitës time në Kosovë. Jam takuar me presidenten Osmanin dhe kryeministrin Kurtin me të cilët kam pasur diskutime të gjata sa i përket dialogut”, ka thënë Lajçak.

Pas qëndrimit dy ditor në Kosovë, Lajçak ka udhëtuar drejt Beogradit.

AI pritet që sot të takojë presidentin serb, Vuçiq.

Duhet përkujtuar që gjatë qëndrimit të tij në Kosovë si dhe takimeve që pati me Kurtin dhe opozitën, Lajçak ka ripërsëritur rëndësinë e zhvillimit të dialogut në mes dy vendeve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit