Home Lajme Lajçak: Përparimi në dialog, në interes për të ardhmën e Kosovës e Serbisë

Lajçak: Përparimi në dialog, në interes për të ardhmën e Kosovës e Serbisë

0
Lajçak: Përparimi në dialog, në interes për të ardhmën e Kosovës e Serbisë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit ka hapur një mundësi për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim të në platformën X, Lajçak njoftoi se gjatë takimit të fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ata diskutuan mbi gjendjen aktuale të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai theksoi se përparimi i mëtejshëm në këtë proces është i rëndësishëm për të siguruar një të ardhme të përbashkët të Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Europian.

“Theksova se Marrëveshja e Ohrit 2023 hapi rrugën përpara për normalizimin. Përparimi i mëtejshëm është në interes të Serbisë, Kosovës dhe të ardhmes së tyre në Bashkimin Europian”, ka shkruar Lajçak.

Exit mobile version