2.1 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Pata një diskutim të vështirë, por të përgjegjshëm me presidentin serb

- Advertisement -

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pasur një diskutim të vështirë, por siç e përshkruan ai “të përgjegjshëm”.

Ai në Twitter ka shkruar se i ka theksuar Vuçiqit faktin se marrëveshjet e vitit 2011 duhen të zbatohen, teksa ka shtuar se do të ketë një takim të dytë sot më vonë

“Pati një diskutim të vështirë, por të përgjegjshëm me presidentin Aleksandar Vuçiq. I përcolla mesazhet dhe theksova se të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të zbatohen, përfshirë edhe Marrëveshjen e vitit 2011 për Lirinë e Lëvizjes. Ne do të vazhdojmë bisedimet tona më vonë sonte”, shkruan ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit