Home Lajme Lajçak pas takimit me Kurtin: Takimi ka përmbushur pritjet e mia

Lajçak pas takimit me Kurtin: Takimi ka përmbushur pritjet e mia

0
Lajçak pas takimit me Kurtin: Takimi ka përmbushur pritjet e mia

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se takimet me liderët institucional të Kosovës kanë përmbushur pritje e tij.

Pas takimit me kryeminsitrin Albin Kurti, ai ka thënë se qëllimi i vizitës është që të marr informata se si Kosova e sheh zbatimin e marrëveshjes.

“Qëllimi kryesor i kësaj është për të marrë informata se si Kosova e sheh marrëveshjen. Ky takim ka përmbushur pritjet e mia”, ka thënë Lajçak.

Ndërmjetësuesi ka thënë që kjo marrëveshje fillimisht të nënshkruhet nga të dy palët dhe më pas mund të flitej në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës apo të Serbisë.

Exit mobile version