13.1 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Lajçak pas takimeve me liderët opozitarë: Dialogu të vendoset mbi politikat ditore partiake

- Advertisement -

I dërguari special i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje nga takimet e sotme me liderët opozitarë në Kosovë.

Lajçak, theksoi se iu tregoi liderëve opozitarë se bashkësia ndërkombëtare do ta vendos dialogun mbi politikën e përditshme.

“Në ditën e dytë në Kosovë, u takova me liderët e partive opozitare për të shpjeguar Marrëveshjen, si dhe hapat e ardhshëm. Gjithashtu shpreha pritshmëri të qarta nga bashkësia  ndërkombëtare për ta vendosur Dialogun mbi politikën e përditshme partiake, veçanërisht në këtë moment kritik”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Të ngjashme

Të fundit