21.7 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

Lajçak paralajmëron takim Bislimi-Petkoviq: Do të dëshiroja ta organizoja në javët e ardhshme

- Advertisement -

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar përgatitjet për një takim të nivelit të lartë ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Diskutimet pritet të zhvillohen në javët në vijim.

Në një postim në Facebook, Lajçak tha se do të fokusohet në organizimin e një takimi mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologut të tij, Petar Petkoviq.

“Këtë javë që vjen, do të fokusohem në përgatitjen për takimin e radhës të negociatorëve kryesorë në Bruksel, të cilin do të dëshiroja ta organizoja në javët e ardhshme”, tha Lajçak.

Gjatë diskutimeve për çështjet rajonale në Mal të Zi, emisari i BE-së tha se nuk priten përparime të rëndësishme në dialog përpara zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, të planifikuara për në shkurt. Megjithatë, ai theksoi se po hidhet baza për përparim të shpejtë pas përfundimit të zgjedhjeve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit