6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Lajçak paralajmëron për tri-katër marrëveshje që pritet të nënshkruhen nga Kosova dhe Serbia

- Advertisement -

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha se janë gati tri-katër marrëveshje ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe dhe se pret që ato të finalizohen së shpejti.

Gjatë Forumit të 15-të në Dubrovnik, ai vlerësoi të dyja palët për takimet mujore në nivel të negociatorëve dhe tha se ekziston marrëveshja që takimet të zhvillohen në nivelin më të lartë [Kurti-Vuçiq].

Siç raporton “N1”, Lajçak përgjatë këtij forumi vlerësoi se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është më strategjiku në rajon.

Sipas emisarit të BE-së, dy çështje janë urgjente: fillimi i negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Pjesëmarrëse në këtë forum është edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila kërkoi që të mos pritet një luftë e dytë për integrim të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Është me rëndësi të mos pritet një luftë tjetër në Ballkan, duke qenë në gjendje ta përfshijë dhe integrojë këtë rajon evropian në Bashkimin Evropian, sepse është gjë normale për ta bërë”, deklaroi ndër të tjera ajo në këtë forum.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit