25.3 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Lajçak: Opozitës ua shpjeguam pasojat e krizës në veri dhe dëmin që i është shkaktuar reputacionit të Kosovës

- Advertisement -

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin që bashkë me emisarin e SHBA-ve, Gabriel Escobar, e zhvilluan me liderët opozitarë.

Lajçak tha se në këtë diskutim, opozitarëve u shpjeguan pasojat e krizës në veri dhe dëmin që mund t’i shkaktohet reputacionit të Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve.

Tutje tha se kërkuan që opozita ta mbështesin zgjidhjen politike për t’i ulur tensionet.

“Escobar dhe unë ua shpjeguam partive opozitare shqiptare të Kosovës pasojat e krizës aktuale dhe dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre të mbështesin një zgjidhje politike për të zbutur tensionet”, ka shkruar ai në Twitter.

Të ngjashme

Të fundit