17.8 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Lajçaku sot takon Vuçiqin në Beograd

- Advertisement -

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohet të hënën në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas mediumit serb “Danar”, takimi do të fillojë në ora 14:30, ku temë kryesore do jetë marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i Lajçakut me Vuçiq ndodh disa ditë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak ka deklaruar në Kosovë se palët duhet të pajtohen edhe për aneksin e marrëveshjes, që sipas tij, çon drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Të ngjashme

Të fundit