I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është duke qëndruar në Beograd.
Pas kësaj, Lajçak është deklaruar në lidhje me planin evropian, si dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai theksoi se nëse shikohet mirë propozimi i BE-së, ai flet për normalizim dhe jo për ndonjë lloj kapitullimi.
Lajçak ka përsëritur disa herë se duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe derisa theksoi se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje”.
Qëllimi, sipas Lajçak nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë.