3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Lajçak: Me Vuçiqin u dakorduam për rëndësinë e de-përshkallëzimit në veri

- Advertisement -

Emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se sot ka takuar në Bruksel, presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me presidentin serb janë dakorduar për rëndësinë e de-përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.

Pata një takim të dobishëm me Aleksandër Vuçiq, pas takimit të sotëm të kryenegociatorëve. Ne ramë dakord për rëndësinë që urgjentisht të ndërmerren hapa për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak.

Ndërsa, Vuçiq ka thënë se Beogradi vazhdon të insistojë në hapat konkretë për mbrojtjen e jetës së serbëve në Kosovë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

“Kam folur me Lajcak për raundin e fundit të bisedimeve teknike midis Beogradit dhe Prishtinës dhe mënyrat për të qetësuar tensionet në terren. Serbia vazhdon të insistojë në hapa konkretë për të mbrojtur jetën e serbëve në Kosovë si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, tha ai në rrjetin social.

Takimi mes Lajçakut dhe Vuçiqit është zhvilluar në ditën kur i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, është takuar në Bruksel me kryenegociatorët e të dyja vendeve: Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Bisedimet u zhvilluan ë nivel të negociatorëve kryesorë, por ato përfunduan pa një takim të drejtpërdrejtë ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit