Nëse marrëveshja e Ohrit “braktiset” të pritshme janë krizat, tensionet, e madje “edhe më shumë dhunë” në veri të Kosovës, ka paralajmëruar Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një bisedë me gazetarë, siç e citoi agjencioni sllovak i lajmeve TASR.
“Nëse këto vendime themelore nuk merren deri në fund të vitit, kam frikë se kalendari politik në Evropë dhe në SHBA do të jetë i tillë që do ta shtyjnë këtë agjendë në plan të dytë. Jam i bindur se Marrëveshja e Ohrit është Dokumenti më i mirë. Të dyja palët e kanë pranuar dhe do të ishte turp nëse bëhet pluhur. Në atë rast presim më shumë konflikte, eskalim të tensioneve dhe ndoshta edhe më shumë dhunë në veri të Kosovës”, ka përfunduar ai.