Home Lajme Lajçak: Marrëveshja e Ohrit moment historik, por zgjedhjet në veri ishin “mina tokësore” në të cilat shkelëm

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit moment historik, por zgjedhjet në veri ishin “mina tokësore” në të cilat shkelëm

0
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit moment historik, por zgjedhjet në veri ishin “mina tokësore” në të cilat shkelëm

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosalav Lajçak ka thënë se marrëveshja e marsit në Ohër ishte një moment historik për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Ai në një intervistë për gazetën austriake “Kurier”, deklaroi se rrugës ka pengesa, duke përmendur kështu edhe zgjedhjet e prillit, zgjedhje këto që u mbajtën në katër komuna me  shumicë serbe.

“Marrëveshja e marsit është një moment historik në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet bërë. Por ka shumë “mina tokësore” përgjatë kësaj rruge që ne nuk duhet të shkelim. Zgjedhjet lokale të prillit ishin një dhe për fat të keq ne i kemi shkelur ato”, tha ai.

Më tutje, Lakçak tha se aktualisht fokusi i BE-së është tek menaxhimi i krizës e jo tek normalizimi.

Aktualisht fokusi ynë nuk është te normalizimi, por te menaxhimi i krizës”, tha më tutje ai.

Exit mobile version