3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Lajçak: Kurti s’pranoi as inicializim as dërgim formal të marrëveshjes në OKB

- Advertisement -

Këto, na thotë Lajçak, kanë qenë propozimet e Bashkimit Evropian për të dhënë garanci shtesë dhe për të përforcuar më tej statusin e Marrëveshjes – siç edhe kërkon këmbëngulësisht Kurti – por që të njëjtat, inicializimi apo dërgimi formal i marrëveshjes në OKB, s’i kanë mjaftuar kryeministrit kosovar i cili kërkon formalizim përmes nënshkrimit bilateral të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja Bazike dhe zbatimi i saj, na thotë Miroslav Lajçak, ka mbetur e bllokuar nga pala kosovare, e cila, sipas tij, “do të duhej të bënte vetëm një hap të vogël”.

Miratimin e një dekreti nga qeveria me të cilin Statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim kushtetues – për ta zhbllokuar të gjithë procesin e zbatimit të Marrëveshjes”, tha Lajçak.

Por kjo s’po ndodh, vëren Lajçak, por veçse “po humbet kohë duke u fokusuar në çështje të tilla si Kosova që kërkon një ceremoni të nënshkrimit me qëndrim pozitiv ndaj statusit”.

Për këdo që e lexon Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, është e qartë se kjo Marrëveshje do t’i sillte kaq shumë përfitime të qarta popullatës kosovare. Dhe popullata kosovare duhet t’i bëjnë pyetje legjitime qeverisë së tyre pse nuk munden ende t’i gëzojnë ato”, thotë Lajçak në intervistë me gazetën Nacionale.

Për më tepër, Lajçak pyetur nga Nacionale se a do të jetë zbatimi i marrëveshjes “kushti” për të qenë përfitues të Planit të Rritjes 6 miliardësh për Ballkanin Perëndimor, përgjigjet me një “Po” të prerë.

Po. Një nga parakushtet që Kosova dhe Serbia të përfitojnë nga mbështetja në kuadër të Instrumentit të Planit të Rritjes është që ato të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, t’i zbatojnë plotësisht të gjitha obligimet e tyre përkatëse nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe i gjithë Dialogu i shkuar, si dhe të lansojnë negociata për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve”.

Edhe më i prerë është rreth çështjes së Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, zbatimin e të cilës e sheh të pamënjanueshme në cilindo konktekst të rrugëtimit të Kosovës në organet evropiane.

Dështimi për ta bërë këtë është shkelje e zotimeve të Kosovës ndaj BE-së dhe e ligjit të saj të brendshëm”, thotë emisari sllovak i BE-së.

Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe gjithashtu duhet parë në kontekstin e ambicieve të Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare. Këto organizata, veçanërisht ato të angazhuara në mbrojtjen dhe promovimin e sundimit të ligjit, i kushtojnë rëndësi shumë të madhe përmbushjes së obligimeve të anëtarëve të tyre sipas ligjit ndërkombëtar”, shton ai.

Pyetur rreth asaj se “si e shpjegon” Rezolutën 12/44 si referencë në Preambulë si dhe “komisionin e arbitrazhit” që janë pranuar me shqetësim të madh në vend, Lajçak shprehet kështu:

Çdo marrëveshje bazohet në kompromise dhe i respekton për aq sa është e mundur vijat e kuqe të secilës palë. Draft Statuti Evropian e reflekton këtë qasje të balancuar. Nga njëra anë, është i mbështetur fort në kornizën ligjore dhe për rrjedhojë edhe kushtetuese të Kosovës. Nga ana tjetër, i referohet Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, e cila është ende në fuqi, si shprehje formale e opinionit apo vullnetit të organeve të Kombeve të Bashkuara”.

Sa i përket arbitrazhit – që është lexuar të tejkalojë rendin kushtetues të Kosovës – Lajçak nuk mendon kështu. Madje jep një shpjegim krejtësisht të ri; duke shpjeguar fillimisht “çka nuk është”.

Më lejoni të sqaroj tani dispozitën për komisionin e arbitrazhit në nenin 42 të draft Statutit të BE-së. Le të fillojmë me atë që nuk është: nuk është një nivel tjetër brenda gjyqësorit të Kosovës; nuk i zëvendëson organet dhe alternativat gjyqësore ekzistuese në Kosovë; dhe, vendimet që do të dilnin nga komisioni nuk janë vendime gjyqësore”, na tha ai.

Pra, para së gjithash parashikohet një mekanizëm për zgjidhjen e konflikteve për të adresuar çështjet në fazën më të hershme të mundshme; së dyti një mekanizëm ndërmjetësimi për të mos iu drejtuar sistematikisht gjykatave; dhe, së treti, një mjet që lejon të mos mbingarkohen gjykatat. Por në çdo rast fjalën e fundit do ta thonë gjykatat”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit