0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Lajçak: Koha që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë hapa për anëtarësim në BE

- Advertisement -

Lajçak: Koha që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë hapa për anëtarësim në BE

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirolav Lajçak, ka thënë se koha që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë përparim të shpejtë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është tani.

Ai në një postim në Facebook, ku njoftuar për pjesëmarrjen në Forumin To Be Secure të këtij viti në Budva, ka thënë se sfidat me të cilat ballafaqohen vendet e Ballkanit Perëndimor janë të njëjta.

“Koha që Ballkani Perëndimor të bëjë përparim të shpejtë në rrugët e tyre për në BE është tani!Sfidat me të cilat përballet secila nga WB6 janë unike dhe nuk mund të përdorni një qasje që i përshtatet të gjithëve. Rrethanat dhe fazat e ndryshme në udhëtimet e tyre individuale drejt BE-së, kërkojnë qasje unike dhe të personalizuara nga ana jonë. Në të njëjtën kohë, urgjenca e përfshirjes së anëtarëve të rinj në Union, e nënvizuar nga lufta në Ukrainë, nuk përballet me entuziazëm, por më tepër me stagnim dhe kthim prapa në rajon. Kjo duhet të ndryshojë shpejt pasi tani është koha për integrimin në BE”, ka shkruar Lajçak.

Ai poashtu bëri të ditur se para vizitën në Mal të Zi, në Strasburg njoftoi anëtarët e Parlamentin Evropian mbi ecurinë e dialogut duke i falënderuar atë për mbështetjen që po i japin BE-së në këtë proces.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit