I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se sot ka vizituar veriun e vendit.
Ai ka thënë se ka biseduar me interlokutorë për ta kuptuar situatën nga dora e parë e informacionit.
Ai ka thënë se nga ajo që ka kuptuar, është ndarë i shqetësuar.
“Ishte e rëndësishme për mua që ta vizitojë edhe një herë veriun e Kosovës dhe të bisedojë me interlokutorë të ndryshëm për të krijuar përshtypjet e para për situatën aktuale. Nga ajo që dëgjova, u ndava i brengosur. Duhet ta evitojmë çdo mundësi eskalimi dhe të fokusohemi tërësisht te normalizimi”, ka shkruar në fund Lajçak.
Lajçak, mëngjesin e së enjtes ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.