-3.4 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Lajçak i kundërpërgjigjet Kurtit lidhur me akuzat për anshmëri në dialog

- Advertisement -

Duke folur në një panel që i dedikohet të ardhmes së Ballkanit Perëndimor, emisari i BE-së për dialog Mirosllav Lajçak është pyetur për akuzat e Kurtit se po anon kah Serbia.

Lajçak është akuzuar nga kryeministri i Kosovës për qëndrimet e tij të afërta me Serbinë në negociatat në Bruksel.

I pyetur rreth akuzave për pozicionimin e tij ‘krah Serbisë’ në bisedimet në Bruksel, emisari Lajçak u shpreh: “E dini, kur s’ju pëlqen lajmi provoni ta sulmoni lajmëtarin. Kështu funksionon”.

Tutje, Lajçak u shpreh se dialogu nuk ka alternativë dhe se palët duhet të rikthehen sërish në tavolinën e bisedimeve.

“Dialogu ka qenë këtu prej 2011-s, ka pasur qeveri të ndryshme në Serbi e Kosovës, përfaqësues të ndryshëm nga BE-ja, dhe dialogu është vendi i vetëm sepse fakti është i thjeshtë: s’ka të ardhme evropiane pa normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, u shpreh ish-kryediplomati sllovak.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit