-6.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Lajçak i informon zviceranët, finlandezët, austriakët dhe kroatët në Davos për dialogun

- Advertisement -

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shfrytëzuar Forumin Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës në përpjekjet e tij për të avancuar këtë proces në një kohë kur pritet që ai të hyjë në një fazë të re të dinamikës.

Ai është takuar me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, kryediplomatin austriak Alexander Schallenberg, sekretaren e shtetit të Zvicrës, Livia Leu, si dhe kryediplomatin finlandez Pekka Haavisto.

Lajçak tha se ata i informoi mbi situatën, si dhe mori mbështetjen për lehtësimin e procesit që ai udhëheq.

“Bisedë shumë e dobishme në margjinat e Forumit Ekonomik me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si një fqinj i drejtpërdrejtë dhe anëtar i BE-së Kroacia ka një rol të rëndësishëm për të luajtur”, tha Lajçak.

Ndërkaq, kryediplomatin austriak e falënderoi për rolin e vendit të tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Gjithmonë është mirë të takohem me mikun tim të mirë Alexander Schallenberg. Austria është një zë i rëndësishëm në dhe për Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Austrisë për përpjekjet tona europiane në rajon”.

Sekretaren e Zvicrës Lajçak tha se e informoi për atë se si po shkon dialogu Kosovë-Serbi.

“Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, e informova sekretaren zvicerane nga departamenti federal për Punë të Jashtme, Livia Leu, për gjendjen në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës në përpjekjet tona europiane”.

Derisa për Finlandën, Lajçak tha se ka një histori në pajtimin e Kosovës dhe Serbisë dhe shtoi se llogarit në të.

“Finlanda ka një histori në normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka një interes kyç në avancimin e përpjekjeve europiane. Është gjithmonë kënaqësi të flas për gjendjen me kryediplomatin finlandez Pekka Haavisto. Unë llogaris në iniciativat e vazhdueshme të Finlandës në mbështetjen ndaj dialogut”.

Lajçak dje po ashtu është takuar edhe me kryeministri Albin Kurti edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, me të cilët tha se ka diskutuar për hapat e radhës në dialog.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit