Emisari për dialogun, Miroslav Lajçak ka shkruar në lidhje me takimin që pati sot me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak ka thënë se kanë diskutuar rreth hapave të ardhshëm në dialog dhe takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve.
Ai po ashtu, është shprehur se ka potencuar nevojën për progres urgjent në implementimin e Marrëveshjes në Rrugën drejt Normalizimit.
“Në Mostar, fola edhe me presidentin serb për hapat e ardhshëm në dialog, takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, si dhe zhvillimet rajonale. Potencova nevojën për progres urgjent në implementimin e Marrëveshjes në Rrugën drejt normalizimit.” – ka thënë ai.