0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Lajçak flet pas takimit me serbët në veri

- Advertisement -

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka folur para mediave pas takimit që ka pasur me përfaqësuesit e Listës Serbe në Mitrovicën veriore.

Ai ka thënë se janë diskutuar të gjitha temat e rëndësishme, shkruan lajmi.net.

Lajçak e ka vlerësuar si të rëndësishëm takimin me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë.

“Një takim shumë i rëndësishëm për ne me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë. Ne patëm diskutime për të gjitha temat e rëndësishme dhe po vazhdojmë udhëtimin tonë për në Beograd,” u tha Lajçak gazetarëve pas takimit.

Lajçak u pyet nga gazetarët nëse është e vërtetë që ai dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor i kërkuan Kosovës shtyrjen e zbatimit të vendimit për targa dhe dokumente për tre muaj.

“Ka shumë spekulime, nuk di asgjë për këtë”, u përgjigj Lajçak

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit