Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me emisarët ndërkombëtar, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.
Me Lajçak dhe Escobar ishin në takim edhe këshilltarët e Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Maria Talo.
Para mediave ka folur emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili nuk ka dhënë shumë detaje për opinionin.
Ai ka deklaruar se takimi ishte i hapur dhe të gjitha energjitë, sipas tij tani janë fokusuar në planin e BE-së për dialogun dhe arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.