8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Lajçak: E përkrahim sundimin e ligjit në veri, por mënyra e Qeverisë së Kosovës ka nxitur kundërshtime nga ndërkombëtarët

- Advertisement -

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, sipas emisarit evropian, Miroslav Lajçak, janë sfida më e madhe strategjike në rajon.

Gjatë forumit “2BS” në Mal të Zi, ai ka thënë se 18 muaj pas arritjes së Marrëveshjes në rrugën drejt normalizim, nuk është parë implementim.

“Vazhdoj të besoj që marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë përbën sfidën më të madhe strategjike në rajon. Kanë ndikim në gjithçka, duke nisur me bashkëpunimin rajonal dhe duke përfunduar me integrimin evropian. Vitin e kaluar arritëm diçka shumë të rëndësishme, Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit, që jep një trajktore shumë të qartë përpara normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Fatkeqësisht, sot 18 muaj më vonë kemi parë shumë pak implementim të marrëveshjes, që është zhgënjyese.” – tha Lajçak.

Në vend të kësaj, i dërguari i BE-së ka thënë se janë parë përpjekjet e Qeverisë për sundim të ligjit në veri, për të cilat, u shpreh se janë bërë në një mënyrë që ka nxitur kundërshtime nga komuniteti ndërkombëtar.

“Çfarë kemi parë në vend të kësaj janë përpjekjet e Qeverisë për të arritur sundimin e ligjin në veri të Kosovës. Të gjithë përkrahin sundimin e ligjit. Por për fat të keq, kjo është bërë në një mënyrë që ka nxitur kundërshtime nga komuniteti ndërkombëtar dhe frustrim te komuniteti lokal. Prandaj, kemi më pak normalizim, dhe më shumë tensione.” – tha ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit