Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien.
Ky takim vjen vetëm një ditë pasi O’Brien kishte deklaruar se “SHBA-ja nuk do ta shoh partnere Qeverinë e Kosovës nëse kjo e fundit nuk e sheh partner SHBA-të”, teksa ka pasur kritika të ashpra për çështjen e dinarit.
Në lidhje me çështjen e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak tha se me O’Brien kanë dhënë dakord për kontakt shumë të ngushtë.
Ata u takuan përpara konferencës së Sigurisë së Mynihut.
“Shkëlqyeshëm për t’u kapur me @StateEUR O’Brien përpara Konferencës së Sigurisë të Mynihut të këtij viti. Krahasuam shënimet mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat për periudhën e ardhshme. Ranë dakord të qëndrojnë në kontakt shumë të ngushtë. Faleminderit për mbështetjen e fortë të SHBA-ve në punën time”, ka thënë Lajçak.