I dërguari special i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar këtë të mërkure me Emisarin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, të cilin e ka njoftuar rreth zhvillimeve të fundit në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Lajçak, përmes një postimi në platformën X, teksa takimet me Sarrazin-in i konsideroi gjithmonë të dobishme.
“Ne krahasuam shënimet për zhvillimet e fundit në rajon dhe e përditësova atë për gjendjen e lojës në Dialog”, shkroi diplomati sllovak, derisa shtoi se do të vazhdojnë që të qëndrojnë në kontakt të ngushtë për këto çështje.