12.6 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Lajçak e dënon vrasjen e policit: Autorët të sillen para drejtësisë, palët t’i kthehen dialogut

- Advertisement -

Për sulmin në Veri të Kosovës ku u vra edhe një pjesëtar i Policisë  së Kosovë, ka reaguar edhe Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Lajçak shpërndau postimin e zyrtarit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe shtoi se dënon sulmon e tmerrshëm kundër Policisë së Kosovës.

AI ka kërkuar që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.

Po ashtu Lajçak ka shkruar se të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë.

Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak ditëve të fundit është akuzuar nga kryeministri Albin Kurti që në procesin e dialogut është i njëanshëm, në favor të Serbisë. /Gazeta Express.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit