3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Lajçak: Duhen hapa të menjëhershëm për shtenisonim të situatës në veri

- Advertisement -

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se duhet të merren hapa të menjëhershëm për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Lajçak ka thënë se kjo ka qenë tema kryesore e tij në kuadër të Forumit të Prespës.

Për këtë temë ka njoftuar se ka biseduar edhe gjatë vizitës së tij në selinë e NATO-s, me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mircea Geoana për të diskutuar situatën në veri të Kosovës.

“Të dy ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin e situatës. Më tej e theksova këtë pikë teksa iu drejtova ambasadorëve të NATO-s dhe BE-së”, ka thënë ai në një postim në Facebook.

Ai ka shtuar se do të shkojë në Uashington DC me ftesë të partnerëve të tij amerikanë.

“Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit