4.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Lajçak: Asgjë e keqe apo kërcënuese për Kosovën s’do të dilte nga dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese

- Advertisement -

Ai i ka ftuar përsëri institucionet e Kosovës që ta dërgojnë në Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lajçak ka vlerësuar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës është gardian i Kushtetutës së Kosovë dhe nuk do të dëmtonte kurrë Kushtetutën.

“Si hap i parë, ne i propozuam Kosovës dërgimin e Draft-Statutit Evropian në Gjykatën Kushtetuese, siç parashihet me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2015 dhe po ashtu të kërkuar nga vetë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Siç e dini, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim i kahershëm – dhe ende i paplotësuar – i Kosovës sipas të drejtës ndërkombëtare. Ky obligim ka ekzistuar që përpara Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe buron nga Marrëveshja e Parë e Brukselit (e vitit 2013) që ishte lidhur vullnetarisht nga qeveria e Kosovës. Është e rëndësishme të kuptohet se asgjë e keqe apo kërcënuese për Kosovën nuk do të mund të dilte nga bartja e Draft-Statutit Evropian në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese është gardiane e Kushtetutës së Kosovës dhe për këtë arsye nuk do të vendoste kurrë në një mënyrë që do ta dëmtonte Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Lajçak.

Ai ka treguar se me dërgimin e draft-statutit në Kushtetuese Kosova do të përfitonte shumë.

“Në vend të kësaj, mbështetja e Draft-Statutit Evropian dhe dërgimi i tij në Gjykatën Kushtetuese do të ishte një hap i vogël që, në këmbim, do të prodhonte përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës, siç është njohja e dokumenteve të Kosovës nga Serbia”, tha Lajçak për Nacionalen.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit