2.8 C
New York
Thursday, January 2, 2025

Buy now

Lahi Brahimaj i reagon ministres Haxhiu: Ramushi ka ende plumba në trup, duhet të të vij turp për akuzat

- Advertisement -

Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila e akuzon kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj për lidhje me Serbinë.

Brahimaj i ka quajtur të turpshme deklaratat e Haxhiut. Sipas tij, ajo po dëshiron t’i rrënojë institucionet e drejtësisë.
“Të gjithë lufëtarët e Dukagjinit e njohin Ramush Haradinajn, edhe Prokuroria e njeh, ndërsa Albulena Haxhiun e njohim si rrënuese e institucioneve shtetërore. Në vend që ajo të merret me srejtësi, ajo merret me shpifje. Ajo nuk merrret me raste konkrete të korrupsionit sikurse që është rasti i Marin Berishajt, Nagip Krasniqit apo rastin e rezervave shtetërore. Të quhet bashkëpunëtor i Serbisë dikush që tërë jetën ia ka kushtuar atdheut, krejt trupin e ka me plumba, është turp. Albulena Haxhiu në vend se të japë llogari për dëmët që Qeveria po ia shkakton buxhetit, ajo merret me gjëra të pavërteta”, ka thënë Brahimaj në T7.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit