17.1 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Laerti komenton shuplakën e Jozit ndaj Gjestit: E tmerrshme, këtij të voglit hallall i qoftë

- Advertisement -

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 tashmë kanë ngelur vetëm katër finalistët.

Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako janë banorët që garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Laerti dhe Rozana kanë diskutuar sërish për incidentin që ndodhi në spektaklin e së shtunës, ku Jozi në dalje goditi me shuplakë Gjestin.

Aktori shqiptar thotë se ishte një gjë e tmerrshme, por që bravo i qoftë këngëtarit pejan që e kaloi aq shpejtë.

“Çfarë tmerri si se përmbajti veten ai”, tha ai, referuar Jozit.

Lexo po ashtuIsh-banori me akuza për Laertin dhe Rozanën: E panë të shtrirë Gjestin dhe nuk vajtën t’ia jepnin as dorën

“Ktij të voglit bravo i qoftë që e kaloi aq shpejt, ajo ishte e tmerrshme. Vandalizëm i gjallë”, theksoi ndër të tjerash Vasili.

Pritet të shihet të shtunën se kush do të jetë fituesi i këtij edicioni.

Të ngjashme

Të fundit