Një ngjarje e papritur ka ndodhur në studion e “Për’puthen” gjatë regjistrimeve të fundit. Sipas burimeve të Revista Class, Laert Vasili është larguar menjëherë nga programi pas një veprimi të konsideruar të papranueshëm nga produksioni.
Gjithçka ka ndodhur kur Vasili ka puthur në buzë njërën prej konkurrenteve pa paralajmërim. Sipas burimeve, nuk bëhet fjalë për një romancë, por për një veprim të beftë që ka lënë të shtangur të pranishmit dhe vetë vajzën në fjalë.
Produksioni ka ndërhyrë menjëherë duke e cilësuar situatën si shumë të rëndë. Për këtë arsye, është marrë vendimi për përjashtimin e tij të menjëhershëm nga emisioni, duke mos lejuar vijimin e qëndrimit të tij në studio.






