9.3 C
New York
Friday, May 23, 2025

Buy now

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka

- Advertisement -

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe te zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi rënie të thellë në të gjithë vendin. Gjatë fjalës së tij, polemisti Vasili tha se Partia Demokratike me Sali Berishën në krye nuk mund të ketë një rezultat fitues.

“Janë disa të vërteta dhe nuk e kuptoj përse populli shqiptar i harron. Por PD me Sali Berishën nuk ka”, tha ai.

Ndërsa referuar rezultatit të PS-së, që arriti fitore të thellë, ai theksoi se situata e opozitës do jetë po njësoj nëse nuk ndryshojnë qëndrim, ndërsa nënvizoi se nëse Berisha vijon me po të njëjtën reagim, nuk do mund të ketë mbështetje të qytetarëve.

“Kam frikë se Berisha nuk do të jetë më as në opozitë”, shtoi më tej ai. /abcnews.al/

Të ngjashme

Të fundit