Lady Gaga ka hyrë zyrtarisht në botën e biznesit dhe me çfarë tjetër veçse me një linjë kozmetike. Nuk është asgjë e re për vajzat e showbizit.
Sipërmarrjet e tyre janë zakonisht në fushën e bukurisë, ose maksimumi të veshjeve. Lady Gaga thotë se u ndje e detyruar të krijonte një linjë të tillë pasi vitet e shumta në skenë, përdorimi i make up-it, grimit ia kanë bërë fytyrën të duket më e kuqe dhe problematike.
“Ekipi i @hauslabs dhe unë shpenzuam 2 vjet duke zhvilluar këtë korrektor revolucionar të pastër me mbulim mesatar që ndriçon, fsheh dhe heq dukshëm problemet e lëkurës pas 2 javësh. Është bërë me mbi 20 përbërës për kujdesin e lëkurës, duke përfshirë niacinamidin, kafeinën bioteknike dhe arnikën tonë të fermentuar”, shkruan Lady Gaga.