6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Lady Gaga ka gati hitin e ri “Hold my hand”

- Advertisement -

Zëri brilant i Lady Gagës do të tingëllojë në kolonën zanore të filmit të ri “Top Gun: Maverick”. Ishte vetë ylli i muzikës pop që njoftoi përmes rrjeteve sociale se do të jetë e pranishme në filmin e ri, jo si aktore por përmes muzikës së saj.

36-vjeçarja shkruan se deri më tani ka punuar për një hit të ri të titulluar “Hold my hand”, audio e së cilës do të publikohet të martën e ardhshme më 3 Maj dhe do të jetë e disponueshme për shitjet online. Në rrjetet sociale, ajo publikoi edhe disa prej vargjeve të këngës, prej të cilës deri më tani nuk është publikuar asnjë pjesë.

Kënga i paraprin shfaqjes së “Top Gun: Maverik” vazhdimit të thrillerit të famshëm të vitit 1986 Top Gun me protagonist Tom Kruizin, i vlerësuar me dhjetëra çmime ndërkombëtare ndër të cilat edhe me Gloden Globe e Oskar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit