15.1 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Lady Gaga e pranon papritur se u fejua në fshetësi: Jam e lumtur

- Advertisement -

Këngëtarja Lady Gaga bëri të ditur se është fejuar në prill të këtij viti me të dahshurin e saj prej pesë vjet, Michael Polansky.

Ajo këtë e bëri të ditur për numrin e Vogue për muajin tetor. Një burim për People kishte thënë në korrik se çifit ishin fejuar dhe këtë e ndanë vetëm me familjen dhe miqtë e ngushtë.

“Donin ta mbanin fejesën private përndryshe”, zbuloi burimi në atë kohë. Gjithashtu, ky burim bëri të ditur  se Gaga dhe Polansky janë në mes të planifikimit të dasmës së tyre së bashku.

Aktorja dhe muzikantja tha gjithashtu të njëjtën gjë në intervistën e saj të fundit për Vogue, duke u shprehur: “Dua që fansat e mi ta dinë se jam shumë e lumtur”.

“Nuk kisha takuar kurrë dikë si Michael”, vazhdoi Gaga.

“Ai është kaq i zgjuar dhe kaq i sjellshëm. Dhe jeta e tij dhe jeta ime janë shumë të ndryshme. Ai është një djalë shumë privat dhe nuk është me mua për ndonjë arsye tjetër përveçse ne jemi të drejtë për njëri-tjetrin”, shkruan People.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit