Sulmuesi i Lyonit, Alexandre Lacazette ka qenë “viktimë” i pickimit të grerëzave dhe paraqitja e tij në miqësoren e së dielës ndaj Feyenoordit është vënë në dyshime.
31 vjeçari u pickua në pyll disa herë nga një grumbull grerëzash, derisa po qëndronte i grumbulluar me ekipin francez në Sint-Michielsgestel të Holandës, ku Lyoni po e kryen fazën përgatitore.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “L’Equipe”.
Ish-sulmuesi i Arsenalit po monitorohet çdo ditë nga mjekët dhe me gjasë ai nuk do të jetë pjesë e ekipit në angazhimin e fundjavës.
Lyoni do të luajë edhe me Willem II krahas Feyenoordit.
Lacazette u rikthye në Lyon këtë verë si transfer i lirë pasi u largua nga Arsenali.
Ai i kaloi 5 vjet në “Emirates Stadium”, ku ishte transferuar pikërisht nga Lyoni në vitin 2017, duke i realizuar 71 gola në 206 paraqitje.
31 vjeçari e kishte nisur karrierën në Lyon, ku i realizonte 129 gola në 275 paraqitje nga viti 2010 deri më 2017.