9.9 C
New York
Thursday, January 8, 2026

Buy now

Laboratori në IML jashtë funksionit, vonohen raportet e autopsisë

- Advertisement -

Për shkak se laboratori i toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore është jashtë funksionit, tash e më shumë se dy vjet rasti i vdekjes së një gruaje në Malishevë pas trajtimit te dentisti, nuk po merr epilog. Por ky nuk është rasti i vetëm në të cilin ka vonesa në përpilimin e raportit të autopsisë.

Në gusht të 2023, L.Sh vdiq pasi kishte marr trajtim mjekësor te dentisti, në Malishevë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë nisi hetimet ndaj ordinancën ku ishte trajtuar nën dyshimet për “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” dhe  vepren penale “ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore”.

Por më shumë se dy vite pas rastit, hetimet ende nuk kanë marr epilog për shkak se ende nuk është hartuar raporti i plotë i autopsisë.

“Ju njoftojmë se rasti është në fazën e hetimeve, për shkak se raporti i autopsisë për të ndjerën L.Sh., nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), nuk është pranuar ende, sepse mostrat e të ndjerës janë dërguar jashtë vendit për ekzaminim, dhe kjo është arsyeja e vonesës së raportit të autopsisë nga IML. Mbi këtë bazë Prokuroi i Shtetit ka kërkuar zgjatjen e hetimeve edhe për një (1) vit lidhur me këtë rast dhe është aprovuar nga Gjykata”, thuhet nga  Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Dukagjini ka dërguar pyetje edhe në Institutin e Mjekësisë ligjore për këtë rast, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Në janar të 2025, ekipi i IML-së, i ishte drejtuar Prokurorisë në Gjakovë, duke i kërkuar të lëshoje urdhëresë për dërgimin e mostrave jashtë Kosovës, meqë Laboratori i Toksikologjisë ishte jashtë funksionit.

Por raste të tilla ka shumë, siç tregojnë avokatë nga përvojat e tyre.

“Ka vonesa të nxjerrjes së ekspertizave kjo nga fakti se thuhet se ka edhe  mungesë të stafit edhe që në të gjitha rastet ka probleme të tilla të nxjerrjes së ekspertizave e problemi i dyte që qëndron në praktike kur palët nuk pajtohen me këtë ekspertizë dhe duhet një super ekspertizë apo ekspertizë e re e kërkohen jashtë Kosovës”, ka deklaruar  Florim Shefqeti- Avokat.

Një tjetër rast që vazhdon të jetë i pa zbardhur është vdekja e 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, që dyshohet që vdiq pasi u arrestua nga zyrtarë policor në korrik të këtij viti. Kjo për shkak të mos përfundimit të raportit të autopsisë që pritet të zbulojë shkakun e vdekjes së tij që ndodhi në korrik të këtij viti.

Muaj më parë, IML-ja kishte thënë se Laboratori i Toksikologjisë është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në te gjitha hapësirat e brendshme të objektit të IML-së, përfshirë dhe hapësiren e Laboratoreve, por që pas përfundimit të renovimit do kthehet në funksion.

Të ngjashme

Të fundit