16.8 C
New York
Wednesday, March 11, 2026

Buy now

Labinot Tahiri takon Abazoviqin në Ulqin: Një mbrëmje mes miqsh

- Advertisement -

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga një mbrëmje e kaluar në qytetin bregdetar të Ulqinit.

Në një postim në Instagram Story, ai publikoi një fotografi ku shihet krah për krah me ish-kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Të dy shfaqen të buzëqeshur dhe të përqafuar në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, gjatë një ahengu të përbashkët në qytetin historik shqiptar. Takimi u mirëprit nga ndjekësit, të cilët e komentuan si një shenjë vlerësimi dhe respekti të ndërsjellë mes figurave të njohura nga bota e artit dhe politikës.

.

Të ngjashme

Të fundit