Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka thënë se i ka të realizuara gjithsej 320 këngë.
Ai u shpreh se asnjë këngëtar tjetër në shqiptari nuk ka më shumë këngë se ai.
“Unë i kam 320 këngë të karrierës time, asnjë këngëtar në shqiptari nuk ka këngë më shumë se unë”, u shpreh Labi.
Foto: Facebook
“Dikush e ka një këngë, i kalon ato 300. Shumë normale”, tha tutje pasi mori reagime nga banorët e tjerë.
I njëjti ka kaluar dy muaj në shtëpinë më të famshme në Kosovë, pasi i është bashkuar konkurrentëve pak pas nisjes së formatit.
Loja e tij ka marrë kritika në tërësi, ndonëse është shumë i komentuar për situatat.
Labi ndërkaq ka vazhduar qëndrimin në Big Brother edhe pse iu kumtua lajmi se i ka ndërruar jetë gjyshi.







