-0.6 C
New York
Monday, February 23, 2026

Buy now

Labinot Haxhiu lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4

- Advertisement -

Labinot Haxhiu është i eliminuari i mbrëmjes së së premtes nga spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova, duke mos arritur t’i rezistojë televotimit të hapur këtë javë.

Në nominim, përveç Labinotit, ndodheshin edhe Kushtrim si dhe motrat Aurora dhe Suanita, të cilat garojnë në format si një konkurrent i vetëm. Pas numërimit të votave të publikut, vendimi ishte që Labinoti të largohej nga gara.

Labinoti, i cili është kuzhinier dhe influencues i njohur në rrjetet sociale, kishte ardhur enkas nga Gjermania për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë. Gjatë qëndrimit të tij, ai u dallua për energjinë pozitive dhe ndërveprimet me banorët e tjerë, duke krijuar një profil të veçantë brenda lojës.

Të ngjashme

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Një oficer shqiptar i emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar rezulton se ka qenë vetë emigrant i paligjshëm, ndërsa tani përballet me akuza serioze penale për vjedhje ndaj emigrantëve që mbërrinin në Britani me anije të vogla përmes Kanalit të La Manshit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat britanike, përcjell A2 CNN. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Besmir Matera, i cili akuzohet së bashku me katër oficerë të tjerë të emigracionit për komplot për vjedhje. Sipas prokurorisë, ata dyshohet se kanë marrë para nga emigrantët që mbërrinin në Dover pas shpëtimit nga gomone në Kanal, gjatë viteve 2021–2022. Matera përballet gjithashtu me akuza shtesë për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar mes viteve 2003–2004, duke përdorur identitet të rremë në një aplikim azili, si dhe për posedim dokumentesh false, përfshirë pasaporta dhe patentë drejtimi, në periudha të ndryshme nga 2011 deri në 2022. Sipas akuzës, Matera ka hyrë në Britani kur ishte 14 vjeç, përmes një udhëtimi shkollor dhe më pas është raportuar i zhdukur në Brighton, pasi bashkëmoshatarët e tij nga Shqipëria ishin kthyer në atdhe. Ai u kishte thënë autoriteteve se ishte nga Kosova. Prokurorja Rosalind Earis deklaroi në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster se të pandehurit punonin në një ekip të posaçëm të emigracionit, që merrej me emigrantët e mbërritur me anije të vogla, dhe se ata dyshohet se bashkëpunuan për të vjedhur shuma të konsiderueshme parash nga sendet personale të emigrantëve dhe për t’i ndarë mes tyre. Në total, gjashtë oficerë janë akuzuar në këtë çështje, ndërsa të gjithë janë pezulluar nga detyra. Ata janë liruar me kusht dhe do të paraqiten më 26 shkurt në Gjykatën e Kurorës në Southwark për seancën përgatitore të gjykimit. /A2cnn

Të fundit