Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Labinot Halilaj, ka ftuar qytetarët të mbështesin kandidatin për deputet nga PDK, Valon Grabovcin, i cili mban numrin 55 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK 131).
Halilaj ka theksuar se mbështetja për Grabovcin nuk është thjesht votë për një kandidat, por për një individ me integritet, vizion dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendit.
“Valoni, i cili pa mbushur 16 vjet ishte pjesëtar i UÇK-së dhe djalë i Heroit Dinë Grabovci, ka dhënë një kontribut të paçmueshëm për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë. Përveç kësaj, ai është një ekonomist dhe sipërmarrës i suksesshëm, me një plan të qartë për të sjellë më shumë mundësi për të rinjtë dhe qytetarët e vendit tonë,” ka deklaruar Halilaj.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë për PDK-në dhe për kandidatin Valon Grabovci në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke e konsideruar atë si një zgjedhje të duhur për të ardhmen e Kosovës.