Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Haxhiu, ka folur hapur për raportin e tij me ish-partneren, gjatë një interviste në emisionin “Big Talk” në Klan Kosova, duke ndarë emocionet dhe zhgënjimin e tij pas situatave të fundit.
“Najs ke. Puthja më ka mbetur pak në fyt. Jam kanë tepër i befasum, s’e kam prit. Sepse lidhja jonë ka qenë e mbyllne”, u shpreh Haxhiu.
Ai tha se nuk e kishte pritur qasjen e saj në BBVK, sidomos duke pasur parasysh arsyet që kishin çuar në kriza gjatë lidhjes së tyre.
“Qasjen e saj në BBVK s’e kam prit, sepse njëra prej arsyeve që kemi pasë kriza ka qenë se ajo ka qenë kundër që unë me u marrë me rrjete sociale, televizion, Big Brother, dhe s’e kam prit që e sjell historinë tonë në rrjete”, shtoi ai.
Haxhiu theksoi se ajo që e ka lënduar më së shumti ishte përpjekja për ta portretizuar atë si person të keq.
“E vetmja pjesë që më ka lëndu është se është munduar me përcaktu se çfarë burri kam qenë. Nuk kam bisedu hala. Derën e ka mbyllë ajo vet në Prime”, tha ai.
Pavarësisht lëndimit, Labinoti u shpreh se ka zgjedhur të jetë i përmbajtur nga respekti për familjet.
“Edhe pse më ka lëndu, jam mundu sa ma pak me hap këtë temë. E respektoj familjen e saj dhe timen dhe nuk dua të shpalos asgjë më shumë”, përfundoi ai.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:






