Tom Doshi është rikthyer në politikë, pas një pauze 4-vjeçare. Partia Social Demokrate të cilën ai drejton, ka zyrtarizuar kandidaturën e Doshit në Shkodër për zgjedhjet e 11 majit.
Në 2021, Doshi fitoi 2 mandate në qarkun verior, duke ndarë rezultatin e përgjithshëm në 5 për PD, 4 për PS dhe 1 për LSI.
Personalisht fitoi edhe një mandat në Tiranë, por dha dorëheqjen 1 ditë pas zgjedhjeve, duke u lënë vendin dy të rinjve.
Megjithatë, gjate këtij mandati, 3 deputetët e Doshit në parlament kanë bashkuar votat me PS.
Por kjo lëvizje e Doshit me gjasë nuk është e koordinuar me PS, ndërsa mund të jetë paralajmërimi i një beteje të forte mes të majtëve në bastionin e djathte, bashkia kryesore e se cilës drejtohet aktualisht nga një ish-demokrat i konvertuar në socialist. /abcnews.al/