La Liga “zgjedh” golat më të mirë të Vedat Muriqit këtë sezon

- Advertisement -

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është një nga lojtarët më të mirë në La Liga këtë edicion.

“Pirati” dardan ka shënuar 18 gola në elitën e futbollit spanjoll në sezonin 2025/26 me fanellën e Mallorcës.

Përpos 18 golave, Muriqi e ka edhe një asistim.

La Liga ka postuar në faqen e saj zyrtare një postim të veçantë për Vedat Muriqin, duke i zgjedhur golat e tij më të mirë në garën e sivjetme.

“Pirati i Mallorcës”, shkruan La Liga, teksa ka postuar në “Instagram” një numër të golave të Muriqit.

Vedat Muriqi rikthehet në aksion me Mallorcën nesër, e shtunë, ndaj Real Madridit, me ndeshjen që luhet në “Son Moix” nga ora 16:15.

Të ngjashme

Të fundit