11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

La Liga e bën një postim special për Muriqin

- Advertisement -

Vedat Muriqi ka përfunduar shpesh herë në ballinat e mediave spanjolle, por edhe në faqet kryesore të rrjeteve sociale.

Sulmuesi kosovar shkëlqeu edhe mbrëmë në fitoren e Mallorcas me rezultat 2:1 ndaj Rayo Vallecanos.

Prizrenasi shënoi gol në minutën e 13-të për t’i kaluar vendësit në epërsi, ndërsa po mundohet ta ndihmojë Mallorcan të shpëtojë pa rënë nga liga,

Ndërkohë, krahas klubit të tij, i cili e bëri një postim në Instagram, edhe La Liga është përkujdesur për një postim special për 28 vjeçarin në këtë rrjet social.

La Liga i ka dhënë theks të veçantë festimit të Muriqit, i cili është kapur në momentin e duhur nga fotografi.

Futbollisti në pronësi të Lazios i ka realizuar 5 gola deri tash në fanellën e Mallorcas, ku u transferua gjatë janarit.

Ai dëshiron të largohet nga ishulli si hero, pasi klubi spanjoll ka vendosur të mos e blejë kartonin e tij.

Ndeshjen e fundit dhe vendimtare Mallorca do ta zhvillojë në udhëtim këtë fundjavë ndaj Osasunës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit