7.2 C
New York
Friday, November 14, 2025

Buy now

Kylie zbulon se së shpejti do të zhvendoset në rezidencën me bunker nëntokësor

- Advertisement -

Kylie Jenner ka zbuluar se më në fund do të zhvendoset në mega-rezidencën e saj të re në Hidden Hills, pesë vjet pasi bleu tokën për 15 milionë dollarë.

Miliarderja 28-vjeçare lajmin e bëri të ditur në podcastin e motrës së saj, “Khloe in WonderLand”.

Ajo ka krijuar një rezidencë si fortesë me fokus në privatësi në vendin që bleu në vitin 2020 nga Miley Cyrus.

Kylie, e cila është përballur  me përndjekës në të kaluarën  – do të ketë gjithashtu një ndërtesë të krijuar për të strehuar ekipin e saj të sigurisë ndërsa ata mbikëqyrin tokën e saj.

Duke folur në podcast ajo tha për zhvendosjen: “Do të jetë një fillim i ri!”, ndërsa Khloe më pas konfirmoi: “Do të zhvendosesh së shpejti.”

Kylie po investon një shumë të majme për të mbrojtur privatësinë e saj në rezidencën e saj të re në Calabasas.

Ajo investoi 500,000 dollarë për ullinj që do të rrethonin pronën e saj të fundit, ndërtimi i së cilës po përfundonte në gusht.

Kylie Jenner ka zbuluar se më në fund do të zhvendoset në mega-rezidencën e saj të re në Hidden Hills, pesë vjet pasi bleu tokën për 15 milionë dollarë.Kylie - e cila është përballur me ndjekës në të kaluarën - do të ketë gjithashtu një ndërtesë të krijuar për të strehuar ekipin e saj të sigurisë ndërsa ata mbikëqyrin tokën e saj.

Miliarderja 28-vjeçare zbuloi në podkastin e motrës së saj, Khloe in WonderLand, se së shpejti do të vendoset në pronën e saj të re.

Të ngjashme

Të fundit