2.3 C
New York
Monday, December 1, 2025

Buy now

Kylie Jenner shkëlqen në Palm Springs mes mungesës së Timothee Chalamet (Foto)

- Advertisement -

Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen me një paraqitje tejet seksi gjatë qëndrimit të saj në Palm Springs për Ditën e Falënderimeve.

Ylli 28-vjeçare u fotografua me një fustan të zi të ngushtë nga Dolce & Gabbana, teksa po pushonte në rezidencën familjare bashkë me motrën e saj, Kendall Jenner.

Megjithatë, ajo nuk u shfaq e shoqëruar nga i dashuri i saj, aktori Timothee Chalamet, me të cilin nuk është parë në publik prej gati dy muajsh, shkruan DailyMail.

Herën e fundit çifti u fotografua më 8 tetor në një ndeshje të Yankees në New York, çka ka nxitur dyshime te fansat mbi situatën e tyre.

Ndërkohë, Kylie e kaloi festën në mënyrë të qeshur me Kendall-in, duke e ngacmuar për aftësitë e saj të famshme “të dobëta” në kuzhinë, një moment që u bë sërish viral pasi Kendall u filmua duke prerë karrota me vështirësi.

Kylie dhe Chalamet vazhdojnë ta mbajnë romancën disi private, por herë pas here kapen së bashku në evente.

Aktori ka qenë i zënë me xhirimet e “Dune: Part Three” në Budapest, ndërsa Jenner ka punuar në projektet e saj të reja në fushën e modës dhe kozmetikës.

Mësohet se ajo udhëton fshehurazi për ta parë sa herë i jepet mundësia.

Ajo dhe ish-partneri Travis Scott ndajnë dy fëmijët e saj, Stormi dhe Aire, ndërsa lidhja e saj me Chalamet vazhdon që nga fillimi i vitit 2023. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit