19.7 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Kylie Jenner pozon me të brendshme rozë dhe ndan detaje të sinqerta për operacionin e gjoksit

- Advertisement -

Kylie Jenner ka provokuar sërish me postimin e saj më të fundit në Instagram, ku shfaqet me reçipeta rozë të ndezur dhe pozon në disa fotografi joshëse.

27-vjeçarja tregoi figurën e saj të tonifikuar dhe dekoltenë e saj të përmirësuar kirurgjikale, duke marrë vëmendjen e fansave në sekonda.

Biznesmenja dhe themeluesja e Kylie Cosmetics foli muajin e kaluar për operacionin e zmadhimit të gjoksit që bëri në moshën 19-vjeçare, duke pranuar për herë të parë detajet e procedurës që e kishte mbajtur sekret për vite, shkruan DailyMail.

Ajo madje u përgjigj një fansi në TikTok që kërkonte të dinte “sekretin” pas rezultatit natyral të operacionit.

Kylie shkroi hapur: “445 cc, profil mesatar, gjysma nën muskul, silikon.

Kirurgu plastik i saj, Dr. Garth Fisher, është i njohur si një nga emrat më të mëdhenj në Hollywood, i cili ka punuar edhe me anëtarë të tjerë të familjes Kardashian-Jenner.

Përveç zbulimeve për operacionin, Kylie ka tërhequr vëmendjen edhe për jetën e saj personale, pas ndarjes nga Travis Scott, ajo po shijon një romancë të re me aktorin Timothee Chalamet.

Së shpejti, Kylie pritet të fillojë xhirimet për sezonin e shtatë të reality show-t “The Kardashians”, ku fansat shpresojnë të shohin edhe më shumë nga jeta e saj personale dhe biznesore. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit